UBT News

​Pochettino identifikon dy yjet e Interit për merkaton e verës

Mauricio Pochettino është në prag të emërimit si trajneri i ri i Chelsea-t, dukë u bërë kështu i treti brenda nëntë muajve.

Raportohet se argjentinasi ka rënë dakord për një marrëveshje trevjeçare dhe do të fillojë zyrtarisht punën në fund të sezonit.

Puna e tij e parë është që gjatë verës të konsolidojë radhët e skuadrës në mënyrë që sezoni i ardhshëm të sjellë një fytyrë tjetër nga ajo e këtij edicioni.

Në këtë pikë, padyshim se pritet të ketë ndërhyrje edhe në merkato gjatë afatit kalimtar veror dhe sipas asaj që raporton “talkSport”, në mendjen e Pochetinos janë dy emra dhe që të dy vijnë nga Interi.

Pochettino po kërkon një portier të ri dhe një sulmues qendror dhe duket se që të dy i gjen tek gjiganti italian.

Andre Onana ka shkëlqyer me zikaltërit në këtë sezon duke i ndihmuar ata që të jenë në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa ish-trajneri i PSG-së e admiron tej mase edhe sulmuesin Lautaro Martinez.

Gjithsesi ky do të ishte një operacion shumë i komplikuar pasi “Neroazzurrët” nuk do të heqin dorë lehtësisht nga dy prej elementëve kyç të skuadrës së tyre.

Exit mobile version