Nuk ka garanci që Levi Colwill do të jetë titullar në mbrojtjen e Chelseat këtë sezon të ri ka thënë Mauricio Pochettino, i cili e ka sfiduar lojtarin që të tregojë se është i gatshëm për të luajtur.
Colwill, i cili ka nënshkruar një kontratë të re me Chelsean, refuzoi interesim serioz nga skuadrat e Premier Ligës për ta vazhduar të ardhmen në “Stamford Bridge”.
Brighton, skuadra ku Colwill kalon sezonin e kaluar në huazim, bëri dy oferta për yllin anglez, ndërsa raportohej vazhdimisht për interesim serioz nga Liverpooli.
Mundësitë për një minutazhë më të mirë ishin një faktor në gatishmërinë e Colwill për t’ia përkushtuar të ardhmen Chelseat.
Pochettino nuk ka asnjë dyshim për potencialin e Colwill dhe deklaroi më herët në turneun e Chelseat në SHBA se ai mund të jetë një nga qendërmbrojtësit më të mirë në Angli dhe dje e cilësoi atë një talent fantastik.
Por, Pochettino insistoi se Colwill duhet të luftojë për pozitën e titullarit në skuadrën e tij.
“Po e zëmë se ai mund të luajë, isha i qartë me të, ne ishim duke folur për të që të ketë mundësinë të garojë me bashkëlojtarë të ndryshe. Nëse ai e meriton të luajë, ai do të luajë”, tha Pochettino.
Konkurrenca për vendin e titullarit në mbrojtje te Chelsea pritet të rritet më tej. Të martën, Axel Disasi mbërriti në Angli për teste mjekësore përpara transferimit të tij nga Monaco prej 45 milionë eurosh.