Ka përfunduar pjesa e parë në dy ndeshjet që po zhvillohen momentalisht në Superligën e Kosovës, ku kemi rezultate interesante.
Pas 45’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, Prishtina po avancon 2:1 ndaj Dukagjinit.
Krasniqi kaloi Prishtinën në epërsi 1:0 në minutën e 22’, ndërkaq Dukagjini barazoi me autogolin e Mujës në minutën e 30’. Kur shihej se pjesa e parë do përfundonte me këta dy gola, Prishtina gjen sërish epërsinë, kësaj radhe me autogolin e Basrit në minutën e 45+1’.
Ndërkaq, krahas këtij takimi po luhet edhe ndeshja mes Feronikelit ’74 dhe Dritës, ku kjo e fundit hyn në pushim në epërsi prej 1:0.
Golin e vetëm deri tani e ka shënuar Blerim Krasniqi në minutën e 33’.
Pjesa e parë:
Feronikeli ’74 0:1 Drita
Prishtina 2:1 Dukagjini