UBT News

​Pioli tregon objektivin kryesor të Milanit në sezonin e ri

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, e sheh titullin e Serie A si një pikënisje për kuqezinjtë në edicioni e ri garues 2022/23.

Milani u shpall kampion i Serie A në sezonin e fundit pas një luftë të ashpër me rivalin e qytetit, Interin, deri në javën e fundit.

“Mund të jem i lumtur vetëm me komplimentet e shumta të marra. I ndaj me klubin dhe një grup lojtarësh që gjithmonë kanë dhënë më të mirën. Ata kanë besuar gjithmonë në atë, në cilësitë dhe trajnerin e tyre”, tha fillimisht Pioli.

“Ekipi qëndron në momente të vështira, duke na dhënë kënaqësi të madhe. Për këtë arsye, titulli duhet të jetë një pikënisje. Ne e dimë se kemi arritur diçka të rëndësishme, veçanërisht për një grup tifozësh që nuk e kishin parë ekipin e tyre të fitonte për një kohë të gjatë”, shtoi ai.

Pioli u emërua trajner i Milanit në vitin 2019 dhe fillimisht udhëhoqi kuqezinjtë në kampionatin e tyre të parë në Ligën e Kampionëve pas tetë vitesh dhe më pas fitoi Scudetton e 19-të në historinë e klubit, i pari që nga 2010-11.

Exit mobile version