UBT News

​Pioli paralajmëron ndryshime për sfidën me Chelsean

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli thotë se kuqezinjtë do të tregojnë diçka tjetër në ndeshjen kthyese kundër Chelseat.

Kampionët e Serie A kthehen në fushë pas fitores 2-0 të së shtunës ndaj Juventusit në Serie A.

Ata presin Chelsean në Champions League të martën, një javë pas humbjes 3-0 kundër “Bluve” në “Stamford Bridge”.

“Është fantastike të luash para tifozëve tanë, ata na japin mbështetje të madhe, ata janë një armë shtesë për ne”, tha Pioli në një konferencë për shtyp.

“Ne duam të vërtetojmë se humbja ishte vetëm një rast momental, jo diçka normale. Ne ishim të zhgënjyer me performancën në Londër. Ne duhet të mësojmë nga gabimet tona dhe të bëjmë më mirë”, shtoi ai.

Pioli me pash theksoi se Chelsea është një skuadër shumë e fortë dhe se diçka më ndryshe do të shihet në fushë nga skuadra e tij.

“Ne kemi nevojë për një paraqitje të nivelit të lartë kundër një ekipi të fortë. Nuk duhet të shqetësohemi, nesër është një ndeshje tjetër dhe ne duhet të përpiqemi të jemi në nivelin tonë. Mund të jetë, por nuk është e sigurt. Varet nga vlerësimi që kemi bërë pas ndeshjeve të mëparshme. Unë kam idetë e mia, nesër do të tregojmë diçka ndryshe”.

Chelsea dhe Milan kanë nga tre pikë në Grupin E, një më pak se lideri RB Salzburg.

Exit mobile version