Milani dhe Juventusi janë ndarë në paqe me një barazim në derbin e së dielës të vlefshmë për javën e katërt të Serie-A.
Përkundër pesë mungesave të rëndësishme, duke përfshirë edhe dyshen sulmuese Olivier Giroud dhe Zlatan Ibrahimoviç, si dhe duke i shtuar kësaj edhe lëndimin e Simon Kjaer gjatë ndeshjes, Milani gjeti forcën dhe u rikthye për të barazuar në fund me golin e Ante Rebic i cili e zhvleftësoi golin e Alvaro Moratas, përcjellë KosovaPress.
“Ne erdhëm këtu për ta fituar ndeshjen. Juventusi luajti më mirë në 20 minutat e parë, ishin më determinues dhe më të fokusuar, por ne shkuam duke u përmirësuar dhe duke krijuar shanse të mira prandaj në përgjithësi ishte një ndeshje e mirë.”, tha Pioli për “DAZN” pas ndeshjes.
“Si gjithmonë, Milani nuk e humbi asnjëherë dëshirën për fitore, karakterin dhe grintën dhe e kërkuam fitoren gjatë gjithë ndeshjes.”, tha në fund Pioli.