Gjysmëfinalja e parë e Kupës së Botës ndërmjet Argjentinës dhe Kroacisë do të zhvillohet sonte, me fillim nga ora 20:00.
Interesimi për ta parë këtë ndeshje është jashtëzakonisht i madh në të gjithë botën, e veçmas për popujt e të dy këtyre vendeve.
Tashmë kur kanë mbetur edhe pesë orë deri te fillimi i ndeshjes, imazhet që vijnë nga Katari, përkatësisht nga qyteti i Dohas tregojnë një numër tejet të madh të tifozëve argjentinas që kanë mbushur sheshet dhe rrugët e këtij vendi.
Mbetet të shihet nëse kjo do të jetë një ditë festë për Argjentinën, ekipi i së cilës po kërkon të bëjnë një hap të madh drejt titullit kampion bote për herë të parë që nga viti 1986.