UBT News

​Përmes Huescas, Barça synon t’i afrohet në katër pikë Atletico Madridit

JEDDAH, SAUDI ARABIA - JANUARY 09: Lionel Messi of FC Barcelona (L) faces Joao Felix of Atletico de Madrid (R) during the Supercopa de Espana Semi-Final match between FC Barcelona and Club Atletico de Madrid at King Abdullah Sports City on January 9, 2020 in Jeddah, Saudi Arabia. (Photo by Ricardo Nogueira/Eurasia Sport Images/Getty Images)

Lufta për titull në La Liga është bërë më e ashpër së kurrë më parë gjatë këtij sezoni dhe kjo situatë erdhi për shkak të gabimeve të papritura nga Atletico Madridi në disa prej ndeshjeve të fundit.

Barazimi i fundit i skuadrës së Diego Simeonës 0-0 me Getafen i ka dhënë mundësinë Barcelonës që me një fitore eventuale sonte kundër skuadrës së fundit në tabelë Huescas të afrohet në vetëm katër pikë.

Momentalisht Atletico Madridi ka 63 pikë në vendin e parë, kurse Barcelona ka 56 pikë në vendin e tretë.

Këto janë formacionet e mundshme të ndeshjes, e cila starton sonte me fillim nga ora 21:00.

Barcelona (3-5-2): Marc-André ter Stegen; Mingueza, Lenglet, Araujo; Dest, de Jong, Busquets, Pedri, Firpo; Dembele, Messi.

Huesca (3-4-1-2): Fernandez; Pulido, Siovas, Insua; Maffeo, Seoane, Rico, Galan; Ferreiro; Mir, Escriche.

Exit mobile version