Prurjet e mëdha në lumenjtë Drin e Bunë si pasojë e reshjeve intensive të shiut, kanë shkaktuar përmbytje në zonën e Shkodrës.
Kryebashkiakja Voltana Ademi kërkoi më herët ndihmën e ushtrisë pasi rruga e fshatit Obot është bërë e pakalueshme dhe banorët janë izoluar.
Pas apelit të kryebashkiakes, në zonë janë parë edhe mjetet e para të Forcave të Armatosura.
Hidrometri në lumin Buna tregon rritjen e nivelit në 5.80 m, ndërsa rruga e Obotit është e pakalueshme për shkak të lartesisë së ujit 60 cm, si dhe janë përmbytur 30 ha tokë.
Në fshatin Shirq, në vendin e quajtur Urrela dhe Mushan, uji ka përmbytur 489 ha tokë./Oranews