Programi i ditës së martë në futboll, parasheh të zhvillohen ndeshje në dy liga të mëdha evropiane, respektivisht në atë të Premier Ligës angleze dhe në Serie A-në italiane.
Dy ndeshjet më interesante të këtij programi do të jenë mes Manchester City e Wolverhampton dhe Juventus-it me Spezian.
Skuadra e Pep Guardiolas do të shikojë të regjistrojë fitoren e 21-të radhazi në këtë sezon, përballë një skuadra si Wolves që në pesë ndeshjet e fundit nuk ka asnjë humbje.
Kurse, kampioni i Italisë në pesë ndeshjet e fundit ka dështuar të impresionojë me rezultate, ku ka dy barazime dhe dy humbje.
Programin e plotë të ndeshjeve të ditës së martë e gjeni të bashkangjitur më poshtë.
Premier Liga angleze
21:00 Manchester City (1) – Wolverhampton (12) (Stadiumi Etihad)
Serie A
18:30 Lazio (7) – Torino (17) (Stadiumi Olimpico)
20:45 Juventus (3) – Spezia (14) (Stadiumi Allianz)