Një “luftë” midis bandave rivale në një burg në Meksikë ka lënë të vdekur gjashtë të burgosur dhe të paktën nëntë të plagosur, thonë zyrtarët.
Përleshja shpërtheu të martën pasdite me kohën lokale në një burg në qytetin Villahermosa në shtetin Tabasco.
Rojet thanë se grupet rivale të armatosura me armë të bëra në shtëpi po luftonin për kontrollin e burgut.
Burgu ka qenë vendi i luftimeve vdekjeprurëse në të kaluarën. Në shkurt, dy të burgosur të klasifikuar si “me rrezik të lartë” u vranë.
Rojet thanë se lufta e së martës, 22 qershor shpërtheu në oborrin e burgut kur anëtarët e grupeve rivale sulmuan njëri-tjetrin me shkopinj dhe thika.
Media lokale raporton se pothuajse 80 oficerë hynë në burg për të rivendosur kontrollin.
Luftimet në burg nuk janë të pazakonta në Meksikë. Sipas Komisionit Kombëtar të të Drejtave të Njeriut, kishte pothuajse 1000 luftime në burgjet shtetërore në vitin 2020, shkruan BBC.