UBT News

​Përgatitjet për vaksinim, Rama publikon pamje nga stadiumi Air Albania

Stadiumi Air Albania po bëhet gati për t’u përdorur si qendër e vaksinimit antiCOVID, kjo pasi Shqipëria ka siguruar 500 mijë dozat e para të vaksinës nga kompania “Pfizer”.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar një video ku shihen përgatitjet që po bëhen aty.

“MIRËMËNGJES 🌼 nga salla e Buzëqeshjes, aty ku nis vaksinimi anti- Covid19 dhe rinis një Shqipëri e re me më shumë besim tek e ardhmja një e Shqipërie që veç buzëqesh”, ka shkruar Rama.

Exit mobile version