Ka përfunduar me sukses aktiviteti më i madh në kalendarin e garave të Federatës së Skitarisë së Kosovës-së, FIS CHI “Dardania Cup” 2022.
Në këto gara të zhvilluara me datë 11 dhe 12 Mars në Qendrën e Skijimit “Arxhena” morën pjesë 36 garues nga 4 shtete në dy grupmoshat U14 dhe U16, ku suksese të jashtëzakonshme arritën garuesit nga Kosova në dy disiplinat.
Garën e Sllallomit nga afër e përcolli edhe Ministri Hajrulla Çeku i cili e nderoi aktivitetin, dhe edhe një herë konfirmoi mbështetjen e Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe MKRS-së për sportin e skijimit dhe Federatën Skitarë.