UBT News

​Përballje interesante në Superkupën e Femrave

Superkupa e Kosovës në basketboll te femrat pritet të dhurojë disa ndeshje mjaft interesante.

Ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja do të zhvillohen në qytetin e Pejës. Sfida e parë zhvillohet mes Penzës dhe Trepçës, ku vashat pejane janë favorite për të kaluar në finale, kurse takimi i dytë është ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit. Kjo përballje pritet të jetë shumë interesante.

Finalja do të zhvillohet të dielën nga ora 20:00.

Orari:

E premte

16:00 Penza-Trepça

19:00 Prishtina-Bashkimi

Exit mobile version