UBT News

​Pedri është “Djaloshi i Artë” për vitin 2021

Çmimi i madh “Golden Boy” që ndahet nga media italiane “TuttoSport” ka përfunduar në duart e talentit të Barcelonës, Pedri.

Spanjolli ishte njëri nga lojtarët kryesorë të Barcelonës nën drejtimin e trajnerit Ronald Koeman, derisa pati po ashtu një rol vendimtar në paraqitjet e Spanjës në Kampionatin Evropian Euro 2020.

Lojtari momentalisht nuk është duke luajtur për shkak të një lëndimi dhe koha e rikthimit të tij ende nuk është e përcaktuar.

Exit mobile version