UBT News

​PDK e LDK ironizojnë lirimin nga akuza të shefes së GP të VV-së, Mimoza Kusari- Lila

Në komisionin hetimor për energji është komentuar edhe vendimi i organeve të drejtësisë që liron nga akuza shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje Mimoza Kusari -Lila dhe të tjerët lidhur me rastin “Hidrocentralet”.

Gjatë intervistimit të ish-drejtorit menaxhues të KEK-ut, deputeti i LDK-së Armend Zemaj dhe deputeti nga PDK-ja Rashit Qalaj me ironi theksuan se i gëzon fakti që gjykatat janë ç’kapur nga pushteti.

“Kemi një vendim të gjykatës që liron nga akuza shefen e GP të Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lila dhe të tjerët. Kështu që më gëzon fakti që gjykatat janë çkapur nga pushteti”, tha ai.

Exit mobile version