Ballkani është kampioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll duke u kurorëzuar si më i miri në futbollin vendor në edicionin garues 2021/22.
Skuadra nga Suhareka u rendit e para në tabelë me 76 pikë pas 36 ndeshjeve duke shënuar histori, pasi ky është titulli i parë kampion për këtë klub.
Komuna e Suharekës me këtë rast ka marr vendim që klubit t’ia ndaj një shpërblim prej 80 mijë eurove.
Drejtoresha për Sport në komunën e Suharekës, Lorika Gashi ka thënë se një ndihmë e tillë ishte planifikuar më herët për Ballkanin dhe se shpërblime të tilla do të ketë edhe për klubin e basketbollit, Ylli, si dhe klubet tjera sportive të kësaj komune.