UBT News

​Pas operacionit, Broja nis stërvitjet në palestër

Sulmuesi shqiptar Armando Broja ka nisur stërvitjet për rikuperimin e tij pas operacionit

Sulmuesi i Chelseat pësoi një lëndim në gju gjatë miqësores kundër Aston Villa në dhjetorin e vitit të kaluar duke këputur ligamentet dhe u detyrua t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjike.

Dy muaj pas operimit, Broja ka nisur stërvitjet në palestër për të rikuperuar formën e tij, ndërsa pritet të jetë i gatshëm për fillimin e edicionit të ri 2023/24.

Në faqen zyrtare, Chelsea ka publikuar një video nga stërvitja e Brojës me mbishkrimin “Duke punuar fort për një rikthim të fuqishëm”.

Exit mobile version