Njëjtë sikurse e hëna, moti i vranët dhe me shi parashihet të jetë edhe gjatë ditës së martë.
Temperaturat minimale parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë celsius.
Të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë. Në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull.
Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.