UBT News

​Para ndeshjes me Qipron, lojtarët e Kosovës stërviten sërish në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës në futboll ka zhvilluar stërvitjen e radhës para ndeshjes me Qipron.

“Dardanët” u stërvitën në mëngjesin e së hënës në një ambient me kushte shumë të mira klimatike nën urdhra e trajnerit Alain Giresse dhe stafit të tij teknik.

Yjet si Edon Zhegrova, Amir Rrahmani, Vedat Muriqi, Milot Rashica ishin në formë dhe disponim shumë të mirë, ashtu sikur edhe i gjithë grupi.

Me Qipron, Kosova do të ballafaqohet më 2 qershor në udhëtim në kuadër të Ligës së Kombeve.

Exit mobile version