UBT News

​Pamje brenda aeroplanit luksoz me të cilin udhëtojnë lojtarët e Al Hilal

Dihet që kushtet luksoze janë ato me të cilat identifikohen sot futbollistët e klubeve të mëdha në Evropë, por duket se një hap para tyre janë ata që luajnë në skuadrat e Arabisë Saudite.

Një trajtim tejet luksoz e marrin lojtarët e skuadrës saudite, Al Hilal.

Odion Ighalo, 34 vjeç, qendërsulmuesi në largim i klubit Al-Hilal, ka postuar në rrjetet sociale një video në aeroplanin që përdoret nga klubi për ndeshjet jashtë shtëpisë.

Bëhet fjalë për një Boeing 747-400, me vlerë 200 milionë euro, i cili i përket princit Alëaleed bin Talal, një miliarder saudit dhe mbështetës i zjarrtë i Al-Hilal. Ky i fundit nuk e përdor më këtë Boeing pasi mori një A380.

Në sekuencat e videos, shihen pamjet brenda aeroplanit që janë si të një pallati të madh.

Hapësira e brendshme e avionit, me një kapacitet prej 400 pasagjerësh, është ridizajnuar plotësisht dhe ka sallone të gjera dhe hapësira private, me standarde premium komoditeti dhe të dekoruara në mënyrë speciale.

Këtë verë, Liga Pro Saudite, e cila mori Cristiano Ronaldon në Al-Nassr sezonin e kaluar, po godet fort në tregun e transferimeve. Francezët Karim Benzema dhe N’Golo Kanté iu bashkuan skuadrës Al-Ittihad, Kalidou Koulibaly i Senegalit u largua nga Chelsea për t’u bashkuar me Al-Hilal, ku u prezantua para publikut të dielën në mbrëmje.

Exit mobile version