Strategjia e Amerikës mbi Ballkanin Perëndimor nuk ka ndryshuar ashtu sikurse dhe interesi i lartë për të.
Kjo është deklarata më e fundit e Matthew Palmer që drejtoi për diplomacinë e këtyre vendeve.
“Ajo që ne do të dëshironim të shihnim është që vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë të forta, të gjalla, të begata, në paqe me veten dhe me fqinjtë si dhe të integruar në institucionet evropiane. Kjo do të thotë anëtarësim në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, anëtarësim në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut për të gjithë ata që e marrin këtë vendim dhe që aspirojnë anëtarësimin”, tha Palmer.