UBT News

​Pak orë para ndeshjes me Arsenalin, Evertoni lëshon këtë njoftim zyrtar

MANCHESTER, ENGLAND - MAY 13: The Everton club crest on their first team home shirt on May 13, 2020 in Manchester, England. (Photo by Visionhaus)

Evertoni dhe Arsenali do të ballafaqohen sonte me fillim nga ora 21:00 në kuadër të xhiros së 15-të të Premier Ligës.

Skuadra nga qyteti i Liverpoolit mëngjesin e së hënës ka njoftuar se ka shkarkuar Marcel Brandsin nga posti i drejtorit sportiv të futbollit pas tri viteve angazhim në këtë rol.

Klubi i futbollit Everton mund të konfirmojë se Marcel Brands është larguar nga posti i drejtorit të futbollit. Brands iu bashkua Evertonit nga PSV Eindhoven në qershor të vitit 2018 dhe u emërua në bordin e klubit në vitin 2019. Pronari dhe drejtorët dëshirojnë të falënderojnë Marcelin për shërbimin që i ka dhënë Klubit gjatë tre viteve e gjysmë të fundit dhe t’i urojnë atij mirë për të ardhmen e tij”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Evertoni.

Më tutje Evertoni konfirmon mbështetjen për trajnerin Rafael Benitez i cili është në qendër ë kritikave për shkak të rezultateve të dobëta ku në pesë ndeshjet e fundit ka katër humbje dhe një barazim.

Evertoni renditet në vendin e 16-të me vetëm 15 pikë pas 14 xhirove.

Exit mobile version