UBT News

​Pacolli thotë se do ta shpërblejë në mënyrën e tij Kombëtaren e Kosovës nëse fiton ndaj Spanjës

Me fillim nga ora 20:45 Kosova do të ballafaqohet me Spanjën në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.

Kjo sfidë e vështirë për Kosovën vjen pas asaj humbje nga Suedia në “Fadil Vokrri” me rezultat 3-0.

Përveç asaj që ka të bëjë me futbollin, po ndeshje ka ngjallur shumë reagime edhe në rrafshin politik për shkak të asaj që Spanja nuk e njeh Kosovën si shtet dhe bëri orvatje të mëdha që të mos e konsideroj si shtet as për këtë ndeshje kaq të rëndësishme.

Tani, është kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ai cili ka reaguar pak orë para fillimit të kësaj ndeshje duke shkruar në profilin e tij në facebook se në rast se Kosova sonte shënon një fitore ndaj Spanjës, ai do ta shpërblejë “në mënyrën e tij”.

Ai më tutje ka thënë: “sonte Spanja pa dyshim se do ta njeh se kush dhe cila është Kosova”.

Exit mobile version