Ka përfunduar pa asnjë gol të realizuar pjesa e parë e ndeshjes së Kampionatit Botëror ndërmjet Danimarkës dhe Tunizisë.
Kjo ndeshje është e vlefshme për grupin D, pjesë e të cilit janë edhe Australia dhe Franca.
Nuk pati raste të pastra shënimi nga asnjëra palë gjatë 45 minutave të para, edhe pse ishin danezët ata që e kontrolluan më shumë ritmin e lojës.
Pjesa e dytë pritet të jetë vendimtare për këtë ballafaqim.