UBT News

​OVL e UÇK-së paralajmëron protestë por jo nesër

Sekretari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, ka njoftuar se nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, dhe si pikë është përsëri miratimi i projektligjit për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit, sipas tij, ky pushtet po do që t’i heqë veteranët e luftës nga lidhja me pagën minimale. Megjithatë, ka theksuar se nuk mund të organizojnë protestë për nesër, sepse është kohë e shkurtër.

Klinaku ka shkruar në Facebook se veteranët duhet që të jenë në kontakt me degët e tyre në mënyrë që kur t’i thërrasin të dalin sa më masovikisht.

Nëse ky pushtet e ndryshon ligjin, ne ju thërrasim për protestë ku do të qëndrojmë aty deri në realizimin e të drejtave tona. Thirrje deputetëve të pozitës dhe opozitës. Mos e miratoni ligjin diskriminues ndaj kategorive të luftës, sepse do t’i bartni pasojat edhe ju sikur qeveria. Dyfytyrësia e Glauk Konjufcës. Në njërën anë futet në rend dite projektligji kundër veteranëve, e në anën tjetër shkon t’i vizitojë veteranët që gjenden në paraburgim në Hagë”, ka shkruar ai.

Exit mobile version