UBT News

​Orlando dhe ekipet operacionale festojnë suksesin e kapjes së 400 kg kokainë

Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando është shprehur krenar për bashkëpunimin efektiv në mes Kosovës, Italisë dhe partnerëve të vendeve tjera, në luftimin e krimit.

Orlando ka shkruar në Twitter se sot kanë festuar suksesin e madh të kapjes së 400 kg kokainë.

“Italia, Kosova, Policia e Shqipërisë, Guardia di Finanza dhe Policia italiane kryen operacionin më të madh kundër drogës në Kosovë, duke kapur 400 kg kokainë. Sot, festuam këtë sukses të madh ndërkontinental me ministrin, Xhelal Sveçla dhe ekipet operacionale. Jam krenar për bashkëpunimin tonë efektiv kundër krimit”, ka shkruar ai.

Exit mobile version