UBT News

​Orari i stërngarkuar, planifikohen ndryshime në FA Cup

Ndeshjet kthyese raundit të tretë dhe të katërt të FA Cup mund të anulohen këtë sezon për shkak të kalendarit shumë të ngjeshur në futbollin anglez.

Vdekja e Mbretëreshës Elizabeth II ka çuar në më shumë mbingarkesë në program për shkak se ndeshjet e fundjavës së kaluar janë shtyrë në shenjë respekti ndaj saj.

Ndeshjet kthyese të këtij kompeticioni ishin hequr në secilin nga dy sezonet e kaluara si një zgjidhje për problemet e shkaktuara nga pandemia COVID-19.

As sezoni aktual nuk do të jetë ndryshe me Kupën e Botës 2022 që fillon në mes të sezonit në nëntor dhe dhjetor, duke lënë pak ose aspak vend për ndeshjet e shtyera.

Këto ndeshje ka të ngjarë të zhvillohen pas Kupës së Botës në vitin 2023, dhe raportohet se heqja e sfidave të kthimit të FA Cup është një zgjidhje e mundshme për të liruar hapësirë në kalendar.

Exit mobile version