Pas tërheqjes së shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2024 në Frankfurt, është caktuar edhe orari i ndeshjeve për Grupin I, ku bën pjesë Kombëtarja e Kosovës.
Dardanët rrugën drejt kualifikimit në Euro 2024 do ta nisin si mysafirë të Izraelit më 25 mars, teksa tri ditë më pas do të luajnë si vendas kundër Andorrës.
Në qershor, Kosova do jetë mikpritëse e Rumanisë në “Fadil Vokrri”, derisa do të luajë në udhëtim kundër Bjellorusisë.
Përballjen e parë ndaj bartësit të grupit, Zvicrës, Dardanët do ta zhvillojnë më 9 shtator në shtëpi, kurse më pas është mysafire e Rumanisë. Në tetor Kosova do të jetë mysafire e Andorrës, kurse më pas do ta pret Izrealin.
Ndërkohë, këtë cikël kualifikues kombëtarja jonë e mbyll me ndeshjet e nëntorit, ku fillimisht luan si mysafire e Zvicrës, kurse më pas në shtëpi e pret Bjellorusinë.
25 mars, 2023
ora 20:45 | Izraeli – Kosova
ora 18:00 | Bjellorusia – Zvicra
ora 20:45 | Andorra – Rumania
28 mars 2023
ora 20:45 | Kosova – Andorra
ora 20:45 | Rumania – Bjellorusia, Zvicra – Izraeli
16 qershor 2023
ora 20:45 | Kosova – Rumania
ora 20:45 | Bjellorusia – Izraeli, Andorra – Zvicra
19 qershor 2023
ora 20:45 | Bjellorusia – Kosova
ora 20:45 | Zvicra – Rumania, Izraeli – Andorra
9 shtator 2023
ora 20:45 | Kosova – Zvicra
ora 18:00 | Andorra – Bjellorusia
ora 20:45 | Rumania – Izraeli
12 shtator 2023
ora 20:45 | Rumania – Kosova
ora 20:45 | Izraeli – Bjellorusia, Zvicra – Andorra
12 tetor 2023
ora 20:45 | Andorra – Kosova
ora 20:45 | Bjellorusia – Rumania, Izraeli – Zvicra
15 tetor 2023
ora 20:45 | Kosova – Izraeli
ora 18:00 | Zvicra – Bjellorusia
ora 20:45 | Rumania – Andorra
18 nëntor 2023
ora 20:45 | Zvicra – Kosova
ora 18:00 | Bjellorusia – Andorra
ora 20:45 | Izraeli – Rumania
21 nëntor 2023
ora 20:45 | Kosova – Bjellorusia
ora 20:45 | Rumania – Zvicra, Andorra – Izraeli