Portieri i Manchester United, Andre Onana, është përfshirë në skuadrën e Kamerunit për ndeshjen e tyre të ardhshme, tetë muaj pasi ai u tërhoq nga kombëtarja.
27-vjeçari i kishte dhënë fund detyrës së ekipit kombëtar pas Kupës së Botës në Katar vitin e kaluar, pas një përplasjeje me trajnerin Rigobert Song.
Portieri u dërgua në shtëpi përpara ndeshjes së fundit në grupet e Botërorit të Katarit, ku e mposhtën Brazilin, por nuk arritën të kualifikoheshin në fazën eliminatore të turneut.
Kameruni përballet me Burundin në ndeshjen e fundit kualifikuese të Kupës së Kombeve Afrikane më 12 shtator dhe e di se duhet të shmangë humbjen nëse duan të kualifikohen tutje.
Rikthimi i mundshëm i Onanës në kombëtare mund të jetë një goditje për United përpara turneut të riplanifikuar të Kupës së Kombeve Afrikane të vitit të ardhshëm në Bregun e Fildishtë.
Nëse Kameruni kualifikohet, atëherë Onana do të humbasë një numër ndeshjesh në fillim të vitit të ardhshëm, me turneun që do të zhvillohet nga 13 janari deri më 11 shkurt.