UBT News

​Nis sot vaksinimi i mësuesve në Shqipëri

Pas arritjes së më shumë se 38 mijë vaksinave në Shqipëri nga kompania AstraZeneca, ditën e sotme pritet që të nisë vaksinimi i të gjithë mësuesve në Shqipëri.

Kujtojmë se vaksinimi për mësuesit nisi me një grup të vogël, të cilët morën dozën e parë në fundjavë.

Me këtë rast kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u bëri thirrje edhe mjekëve të Kosovës të vijnë për të marrë vaksinën në Kukës, në pamundësi sikurse e parashikon kontrata e blerjes, për të dërguar një sasi në Kosovë.

Exit mobile version