Derisa në oborrin e Kuvendit të Kosovës po vazhdon protesta e veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po kërkojnë që mos të mbahet seanca e Kuvendit, në të cilën është paraparë të shqyrtohet edhe paga minimale me ngritje, pa përfshirjen e këtyre kategorive të dala, tashmë ka nisur seanca ku pritet të shqyrtohet kjo pikë dhe disa pika të tjera.
Gjatë kësaj seance pritet të votohet në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022, emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës, si dhe Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.