Pas fjalimit të presidentes së vendit, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, ka filluar parakalimi i ushtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë se Kosovës në sheshin e Prishtinës për nder të 14-vjetorit të shtetësisë së Kosovës.
Sot shteti i Kosovës feston ditëlindjen e 14-të. Po në këtë datë në orën 15:39 Kosova u shpall shtet i pavarur, sovran dhe demokratik ku në seancën solemne për shpalljen e pavarësisë morën pjesë 109 deputet prej 120 sa janë.
Deklarata e pavarësisë së Kosovës dhe shpallja e pavarësisë ishte bërë nga kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Hashim Thaçi, ndërsa president atë kohë ishte, Fatmir Sejdiu.