UBT News

​Nestle do të investojë 43 milionë dollarë në një fabrikë të re në Ukrainë gjatë luftës

Gjigandi zviceran i ushqimit Nestle do të investojë 40 milionë franga zvicerane (42.88 milionë dollarë) në fillimin e një fabrike të re prodhimi në Ukrainën perëndimore, njoftoi sot kompania.

Nestle është një nga kompanitë e pakta ndërkombëtare që njofton investime të reja në Ukrainë që kur Rusia pushtoi vendin në shkurt 2022.

“Kjo është një lëvizje e rëndësishme për Nestle, e ndërmarrë në një kohë shumë sfiduese për vendin”, tha në një deklaratë Alessandro Zanelli, shefi ekzekutiv i Nestle për tregun e Evropës Juglindore.

Sipas tij, kompania synon të krijojë një qendër ushqimore dhe kulinare, e cila do të ofrojë vende të reja pune dhe do t’u shërbejë nevojave të ukrainasve dhe të gjithë qytetarëve evropianë për produkte me cilësi të lartë.

Pushtimi rus shkatërroi ekonominë e Ukrainës, e cila, sipas vlerësimeve të Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të bjerë me 35 për qind këtë vit.

Ndërprerjet e energjisë janë përhapur në të gjithë Ukrainën javët e fundit pasi Rusia ka intensifikuar sulmet e saj ndaj objekteve të energjisë ukrainase, vëren agjencia Bitan.

Nestle, e cila tashmë ka rreth 5.800 punonjës në Ukrainë, planifikon të krijojë 1.500 vende të reja pune në një fabrikë të re prodhimi në Smolikhov, rajoni Volyn.

Fabrika e re do të kontribuojë në rritjen e ofertës së salcave të ftohta, erëzave, supave dhe ushqimeve të çastit në tregun vendas dhe atë evropian.

Exit mobile version