UBT News

​Nesta: Milani lufton për titull në këtë edicion

Ish-qendërmbrojtësi i Milanit, Alessandro Nesta beson se “Rossonerët” janë të gatshëm të luftojnë për titull.

45-vjeçari i kaloi 10 vite si lojtar i Milanit pasi erdhi nga Lazio në gushtin e vitit 2002 dhe luajti 326 ndeshje për “Rossonerët”.

Në periudhën e tij te Milani, Nesat fitoi dy tituj të kampionit, dy Liga të Kampionëve dhe një Kupë të Italisë dhe ish-trajneri i Frosinones beson se Milani janë të gatshëm të sfidojnë rivalët për titull.

“Milani është kandidat për titull. Ndoshta ata nuk e kanë filluar sezonin si favorit, por kjo nuk është diçka e keqe ose që i penalizon ata. E vërteta është që ka shumë klube në garë këtë vit, por një gjë është e qartë se ata janë në rrugën e duhur”, theksoi Nesat.

Sezonin e kaluar Milani mbeti 12 pika prapa kamionit Interit.

Exit mobile version