UBT News

​Nesër zbulohet pllaka përkujtimore e shtëpisë ku filluan celulat e para të lëvizjes për çlirim

Në nderim të kontributit të familjes atdhetare Muja, nesër (e shtunë) më 17 dhjetor do të bëhet përurimi i pllakës përkujtimore në shtëpinë e Haradin dhe Zade Muja që ishte vatër dhe bazë e Lëvizjes Popullore dhe celulave të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, njofton shoqëria “Lëvizja”.

Në të ishin rritur e edukuar nën frymën e atdhedashurisë e vendosmërisë për t’i dalë zot vatanit 6 djemtë e kësaj familjeje, në mesin e tyre edhe dëshmori i kombit Agim Muja. Aty kishin qëndruar, organizuar e vepruar, veprimtarët më të shquar që nga vitet e ‘80-ta e deri tek lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Pllaka përkujtimore e shtëpisë Muja do të shërbejë si dëshmi e trashëgimisë sonë kulturore dhe simbol i qëndresës, sakrificës, patriotizmit dhe çerdhes së mbi 100 autoriteteve më të larta të celulave të para të UÇK-së.

Përurimi i pllakës do të bëhet në ora 12:00, tek “Aktash 1”, Prishtinë.

Exit mobile version