UBT News

​Nesër sfida e parë e Yllit në FIBA Europe Cup

Golden Eagle Ylli nesër do të ketë ndeshjen e parë në grupet e FIBA Europe Cup. Kjo është paraqitja e parë për therandasit në këtë garë. Kampionët e Kosovës do të përballen me skuadrën izraelite, Hapoel Nofar Galil Elion.

Sfida zhvillohet nga ora 19:00 në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren. Në këtë grup janë edhe dy skuadrat gjermane, Brose Bamberg dhe Niners Chemnitz.

Ylli garon në FIBA Europe Cup, pasi në kualifikimet e Ligës së Kampionëve ishte mundur nga Benfica e Portugalisë.

Exit mobile version