UBT News

​Nesër fillon Superliga e Kosovës në basketboll, ndeshjet zhvillohen pa praninë e tifozëve

Pas ndeshjeve interesante të Superkupës, të martën do të fillojë edicioni i ri në Superligën e Kosovës.

Sfida hapëse është ndërmjet Dritës dhe Sigal Prishtinës, takim që zhvillohet nesër nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Gjilanasit këtë edicion kanë siguruar elitën në basketbollin e Kosovës, kurse prishtinasit janë skuadra më e trofeshme në basketbollin e Kosovës dhe në këtë edicion kanë ambicie më të mëdha se atë të kaluar, edhe pse edicionin e kaluar fituan Kupën dhe Superkupën.

Takimet në elitën e basketbollit zhvillohen pa shikues dhe me masa strikte, për shkak të pandemisë me Covid-19.

XHIROJA I

E martë

19:00 Drita – Sigal Prishtina

E mërkurë

17:00 Trepça – Golden Eagle Ylli

19:00 Prizreni 16 – Rahoveci

E enjte

19:00 Peja – Bashkimi

Exit mobile version