UBT News

​Nëse përjashtohet Ekuadori, ky është shteti që do të rikthehej në Kupën e Botës

ZURICH, SWITZERLAND - OCTOBER 20: FIFA World Cup Trophy is presented after the FIFA Executive Committee Meeting on October 20, 2011 in Zurich, Switzerland. During this third meeting of the year, held on two days, the FIFA Executive Committee will approve the match schedules for the FIFA Confederations Cup Brazil 2013 and the 2014 FIFA World Cup Brazil. (Photo by Harold Cunningham/Getty Images)

FIFA do të vendosë këtë javë nëse Ekuadori do të përjashtohet nga Kupa e Botës 2022 në Katar, ndërsa komisioni i saj i apelit po i shqyrton pretendimet për fshehjen e identitetit të Byron Castillos.

Kjo është situata sipas “Daily Mail”, e cila raporton se ka zbuluar prova të reja që Federata e Futbollit të Ekuadorit (FEF) dinte për një certifikatë të falsifikuar lindjeje në lidhje me Castillon. Komisioni i Apelit i FIFA-s do të vendosë mbi hetimin e tij të enjten, më 15 shtator.

FIFA ka kërkuar për vendin e vërtetë të lindjes së Castillo-s që nga prilli, pasi Federata Kiliane ngriti shqetësime për përshtatshmërinë e tij. Ai bëri një ankesë zyrtare në organin drejtues të futbollit, duke pretenduar se mbrojtësi i djathtë është një shtetas kolumbian dhe nuk ka lindur në Ekuador.

Castillo, 23 vjeç, bëri debutimin e tij për Ekuadorin në kualifikimet e Kupës së Botës në shtator 2021 dhe u paraqit tetë herë kur ky shtet siguroi një vend në Kupën e Botës. Ai gjithashtu u përball edhe dy herë me Kilin i cili nuk arriti të kualifikohej pasi mori vetëm një pikë.

Kili shpreson ta zë vendin e Ekuadorit në Kupën e Botës nëse rivali i tyre amerikano-jugor përjashtohet. Nëse komisioni i apelit mbështet ankesën, FIFA ka të ngjarë t’i japë “La Rojas” dy fitore nga 3-0 që do ta çonin Kilin nga e shtata në renditje në të katërtin që është pozicioni aktual i Ekuadorit.

Përjashtimi i Ekuadorit nga Kupa e Botës 2022 do të ndryshonte gjithashtu edhe ekipin më të cilin do të takohej Katari në ndeshjen hapëse e cila nis të dielën, 20 nëntor pas ceremonisë së hapjes në stadiumin “Al Bayt”.

Exit mobile version