UBT News

​Në pritje të Xavit, Barcelona emëron trajnerin e përkohshëm

Barcelona njofton se Sergi Barjuan, trajneri aktual i ekipit B, do të marrë përgjegjësinë e përkohshme të menaxhimit teknik të skuadrës së parë. Pozicioni i tij i përkohshëm si trajner i ekipit të parë do të përfundojë sapo klubi të ketë emëruar trajnerin e ri për të zëvendësuar Ronald Koemanin e shkarkuar.

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, do të prezantojë zyrtarisht Sergi Barjuan në skuadrën e parë pasditen e sotme para seancës stërvitore në “Ciutat Esportiva”.

Sergi Barjuan do të jetë i pranishëm në media nesër nga ora 13:00 në sallën e shtypit në “Ciutat Esportiva” për të folur për ndeshjen kundër Alavesit, së bashku me presidentin Joan Laporta.

Exit mobile version