UBT News

​Në “Minatori” sot zhvillohet finalja e katërt ndërmjet Trepçës dhe Yllit

Sot me fillim nga ora 20:30 do të zhvillohet finalja e katërt e “Play-off”it ndërmjet Trepçës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra nga Theranda po udhëheq në serinë finale 2:1, ndërsa skuadra që shënon tri fitore do të fitojë titullin e kampionit.

Në dy takimet e para fitoi Ylli, me shifrat 63:62 dhe 46:60 në Mitrovicë, kurse ndeshjen e fundit në Therandë, e fituan ‘Xehetarët’ me rezultat 55:58.

Dy nga tri takimet sollën dramë deri në sekondat e fundit, duke arsyetuar epitetin e finales, ndërsa përballje e zjarrtë pritet edhe sot në “Minatori” të Mitrovicës, ku interesimi është i jashtëzakonshëm për finalet.

Këto dy skuadra ishin më të mirat në garat e rregullta, ku Ylli përfundoi garat në vendin e parë, ndërsa Trepça ishte e dyta. Kampionët eliminuan Sigal Prishtinën në gjysmëfinale të “Play-off”-it, kurse fituesit e Kupës ishin më të mirë se Peja.

Në garat e rregullta u përballën katër herë, duke shënuar nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës.

Exit mobile version