UBT News

​Në dyshim zhvillimi i ndeshjes mes Lille e Chelsea, ja vendimi i UEFA-s

Organi më i madh qeverisës evropian, UEFA, e ka konfirmuar sot se ndeshja mes kampionit francez Lille dhe kampioni aktual evropian Chelsea do të zhvillohet siç është paraparë.

Javën e kaluar, pronari i Chelseat, Roman Abramowich u sanksionua nga Qeveria e Britanisë së Madhe, për arsye të pushtimit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Si pasojë e këtyre sanksioneve, të gjitha asetet e Abramowich janë ngrirë dhe si pasojë nga kjo gjë është prekur edhe klubi i Chelseat, i cili nuk mund të shesë bileta të reja të ndeshjeve ose fanella, dhe tani ka një buxhet të kufizuar për ndeshjet në shtëpi dhe ato si mysafir.

Po ashtu, Bashkimi Evropian sanksionoi Abramowich, gjë kjo që bëri të përhapeshin spekulime që ndeshja e kthimit kundër Lille mund të mos zhvillohej.

Sidoqoftë, skuadra e Thomas Tuchel tani kanë udhëtuar drejt Francës, dhe UEFA e ka konfirmuar që ndeshja do të zhvillohet siç ishte paraparë.

“Si qëndrojnë gjërat, ndeshja do të zhvillohet ashtu siç është paraparë”, shkruante në komunikatën e UEFA-s.

“Ne jemi të informuar që rasti momental është vlerësuar në bazë të kontekstit së licencës së lëshuar nga Britania e Madhe, e cila e lejon Chelsean të vazhdojë aktivitetet e vogla të futbollit, por duke siguruar që nuk do të ketë përfitime për Abramowich”, shkruante më tej në komunikatën e UEFA-s.

Skuadra e Thomas Tuchel kryeson me rezultat 2:0 ndaj Lille nga ndeshje parë, falë golave të Kai Havertz dhe Christian Pulisic në stadiumin “Stamford Bridge” para tre javëve.

Exit mobile version