Ish-trajneri i Arsenalit, Unai Emery është emri favorit për t’u emëruar si trajner i Newcastle United, raporton “Sport1”.
Spanjolli aktualisht është në krye të skuadrës spanjolle, Villarreal, por “Magpies” janë gati të paguajnë një tarifë të caktuar për ta liruar atë nga kontrata e tij.
Newcastle dëshiron që Emery të zëvendësojë Steve Bruce në krye të ekipit, ndërsa ata kanë filluar një epokë të re në pronësinë që vjen nga Arabia Saudite.