Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse do të dalë sot para mediave ku do të flasë në prag të dy ndeshjeve të radhës.
“Dardanët” tashmë kanë nisur përgatitjet për dy ndeshjet e fundit të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kombeve, të cilat i luan gjatë këtij muaji kundër Irlandës së Veriut në Belfast më 24 shtator dhe kundër Qipros më 27 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri”.
Konferenca do të zhvillohet nga ora 13:00, ndërsa paraprakisht nga ora 10:30 do të zhvillohet stërvitja e radhës në Kampion Nacional në Hajvali.