UBT News

​Ndeshje interesante sot në Premier Ligën angleze

Premier Liga angleze rikthehet sot me disa ndeshje interesante në kuadër të xhiros 22. Dy ndeshjet më interesante do të jenë mes Burnley e Manchester City dhe Liverpool e Brighton.

City me një fitore të mundshme ka mundësinë që të largohet për tri pikë nga rivali United që gjendet në pozitën e dytë, kurse Liverpooli nëse arrin të arkëtojë tri pikë kundër Brighton, do të zvogëlojë diferencën ndaj vendit të dytë, në vetëm një pikë.

Pas 20 xhirosh, me një ndeshje më pak të zhvilluar, Manchester City gjendet në pozitën e parë, me 13 fitore, pesë barazime dhe dy humbje, duke arkëtuar 40 pikë.

Në anën tjetër, Liverpooli pas 21 ndeshjeve, ka regjistruar 11 fitore, shtatë barazime dhe tre humbje, duke u pozicionuar në vendin e tretë me gjithsej 40 pikë.

Programi i plotë i ndeshjeve në Premier Ligë:

19:00 Burnley (15) – Manchester City (1) (Stadiumi Turf Moor)

19:00 Fulham (18) – Leicester City (4) (Stadiumi Craven Cottage)

20:30 Leeds (11) – Everton (18) (Stadiumi Elland Road)

21:15 Aston Villa (9) – West Ham United (5) (Stadiumi Villa Park)

21:15 Liverpool (3) – Brighton (17) (Stadiumi Anfield Road)

Exit mobile version