UBT News

​Ndalohet edhe një person për rastin “Brezovica”

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar të dyshuarin R.M. për 48 orë, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprat penale marrja e ryshfetit dhe ushtrimi i ndikimit.

I njëjti dyshohet se ka ndërmjetësuar në marrjen e ryshfetit për zyrtarët e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH-së), së bashku me Z.G., dhe A.X., për lëshimin e pëlqimeve mjedisore dhe ujore, duke marr rreth 70 mijë euro nga investitorët në vikend zonën e Brezovicës.

R.M., gjatë zbatimit të urdhër kontrollit për kontrollin e shtëpive dhe objekteve përcjellëse, në aksionin “Brezovica” të datës 26 maj 2022, me ç’rast janë kontrolluar dhe bastisur 6 lokacione të ndryshme, i njëjti nuk është gjetur në shtëpinë e tij, ndërsa, sot u arrestua në vendkalimin kufitar Vërmicë.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ndaj të njëjtit do të paraqesë edhe kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Ferizaj. 

Exit mobile version