Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se me ligjin e ri për pagat në sektorin publik, mësimdhënësit trajtohen më mirë sesa ishte pajtuar sindikata në ligjin paraprak.
Ajo ka folur gjatë shqyrtimit në lexim të dytë të projektligjit për pagat në sektorin publik.
“Sa u përket pagave të punëtorëve të arsimit në sektorin para universitar, unë jam shumë e lumtur që qeveria e ka marrë për bazë dhe e ka sjellë këtë draft të projektligjit i cili i trajton mësimdhënësit edhe më mirë sesa sindikata që ishte pajtuar në ligjin paraprak”, ka thënë ajo.