Rafael Nadal, i cili nuk luajti në turneun e Roland Garros dhe nuk ka ende një datë kthimi në fushë, ka humbur 2000 pikët e titullit të fituar në vitin 2022 dhe rënia e tij në renditjen e ATP-së është e madhe.
Spanjolli pas më shumë se 20 vitesh nuk gjendet në Top 100. Ai tashmë renditet në vendin e 136-të në botë.
Ditë më parë, Rafael Nadal iu nënshtrua një operacioni artroskopik pas dëmtimit që pësoi gjatë pjesëmarrjes së tij në Australian Open këtë vit dhe që e detyroi të mbyllte sezonin e tij para kohe.