UBT News

​Mustaf Tahiri pranon zyrtarisht detyrën e kryetarit të Gjykatës në Ferizaj

Në ambientet e Gjykatës Themelore në Ferizaj, sot zyrtarisht gjyqtari Mustaf Tahiri, ka pranuar detyrën e kryetarit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, të cilën detyrë ia dorëzoi u.d. kryetari i gjykatës Sahit Krasniqi.

Me këtë rast kryetari i zgjedhur Mustaf Tahiri, ka falënderuar Krasniqin për kontributin e tij të dhënë gjatë kësaj periudhe të udhëheqjes së gjykatës më ushtrues detyre.

Sipas njoftimit të gjykatës, kryetari Tahiri me këtë rast u zotua se gjatë mandatit të tij pesëvjeçar, pavarësia gjyqësore, profesionalizimi, paanshmëria, integriteti, rritja e performancës dhe rritja e besueshmërisë së publikut, do të trajtohen me prioritet dhe mënyrë të barabartë sipas ligjeve në fuqi, me të vetmin qëllim, arritjes së një sistemi gjyqësor të pavarur, efikas, transparent dhe llogaridhënës.

Exit mobile version