UBT News

​Murati: 100 euro për punëtorët e sektorit privat pritet të dalin shumë shpejt

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka deklaruar se qytetarët tash e tutje duhet t’i deklarojnë të hyrat e tyre edhe kur lëshohet lokali me qera, të ardhura tjera nga burimet nga jashtë dhe të hyrat e tjera.

Murati në një konferencë për media, ka thënë se formulari për plotësim është aktiv edhe online.

“Plotësimi i deklaratës personale për tatim vjetor, shembull të ardhurat nga qeraja duhet të deklarohen. Formulari është në mënyrë elektrike, të ardhura nga burimet nga jashtë apo burime nga jashtë. E ardhura tjetër nga fitimi kapital, është që bëhet nga shitblerja me letrave më vlerë, shitja e kriptovalutave”, tha ai.

Ministri Murati është pyetur edhe për shtesat e 100 eurove për sektorin privat. Ai u përgjigj se shumë shpejt pritet ekzekutimi i tyre.

“Komisioni është formuar, afati i aplikimit ka qenë deri në javën e kaluar. Ka krijuar më shumë telashe sesa që ka zgjidhur probleme me pas fillu me i trajtu një nga një, është dashur të pritet të kryhet afati, që komisioni me fillu punën. Po besoj që shumë shpejtë do ta kryejnë punën”, tha Murati.

Exit mobile version